Të shtëna me armë zjarri janë shënuar te “Kodra e diellit” në kryeqytet.
Burime nga policia bëjnë me dije se një person është dërguar i pajetë në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.