SPAK mbërriti mëngjesin e sotëm në Kadastrën e Vlorës, ku burimet bëjnë me dije se do të marrë informacione mbi disa zona që gjenden në bregdetin e Jugut.
Mirëpo teksa SPAK ndodhej ende brenda godinës së Kadastrës, forca policie janë parë teksa futen brenda saj. Nuk dihet ende se çafrë ka ndodhur në Kadastrën e qytetit bregdetar, ku janë ndërruar 14 drejtorë në 3 vitet e fundit.
Pak para se të futet policia në godinë, jashtë ambienteve të saj disa qytetarë kanë shprehur mllefin e tyre me zvarritjet që bën kjo kadastër për çështjet e tyre.
Një zonjë e cila bërtet në portën e Kadastrës thotë se ky është institucioni më i korruptuar në 30 vite, dhe askush nuk u hap derën që iu jap informacion për dosjet e tyre të pronave.
“30 vite moj, pjestim pasurie, është institucioni më i korruptuar në 30 vite, kur vijnë të mëdhenjtë ndërtuesit, hapet porta këtu. Kur vij unë këtu më thonë mos e ngrini zërin, vijnë vejusha seksere,edhe pse kërkoj unë të drejtën time këtu më bjenë policinë. A nuk kam unë si qytetare të dejtën time“, shprehet qytetarja e irrituar. (Lexo edhe)
(E.H/Faxweb.al)