Lëkundje tërmeti janë shënuar sërish në vend. Mësohet se tërmeti me magnitudë 4.5 ballë të shkallës rihter është ndier në qytetin e Kukësit.
Bëhet me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë në Barrë të Kukësit, 18 km nga Kurbneshi dhe 15 km në veri-perëndim të Peshkopisë.
Kujtojmë se vendi është tronditur nga mijera paslëkundje që pas tërmetit tragjik me magnitudë 6.4 ballë të datës 26 nëntor, ku humbën jetën 51 persona dhe mijera të tjerë mbetën pa banesa.