SPAK ka nisur verifikime për denoncimet publike të deputetit të Partisë Socialiste në Fier, Petro Koçi, i cili deklaroi se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike në këtë qytet.
Sipas burimeve zyrtare të SPAK pas këtyre deklarimeve janë duke u kryer verifikime për tenderët dhe menaxhimin e financave publike të Bashkisë Fier.
Para disa ditesh, deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, përmes një postimi në facebook i ka bërë thirrje SPAK të hetojë keqpërdorimin e fondeve publike në qarkun e Fierit, ku sipas tij paratë shkojnë në duart e krimit.
Sipas Koçit krimi e realizon procesin e kapjes së fondeve publike përmes lidhjeve të drejtëpërdrejta me drejtues institucionesh dhe zyrtarë të ndryshëm në Fier.
(E.H/Faxweb.al)