Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë ambasadës së SHBA-ve në Turqi.
Sipas asaj që raporton CNN turk, të shtënat janë dëgjuar në orën 4 të mëngjesit, ndërsa nuk raportohet që të ketë persona të lënduar. Disa prej plumbave kanë qëlluar drejt njërës prej dritareve të ambasadës, po pa pasoja serioze. Personat që kanë kryer atentatin janë larguar nga vendngjarja me një makinë të bardhë.
Ky incident vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar ndjeshëm, sidomos në aspektin ekonomik. Presidenti turk Erdogan ka bërë thirrje që shtetasit e tij të bojkotojnë produktet amerikane, duke nisur nga dollari, apo telefonat ”Iphone”.
Një pjesë e mirë e qytetarëve turq iu përgjigjën kësaj thirrjeje, teksa videot me dollarët duke u djegur, apo telefonat duke u thyer me çekiç u bënë virale në rrjet.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=eCilKm7Yvt4