Theoharis Lalakos, me udhëzim të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, ka zhvilluar sot një takim me kreun e ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, që ndodhet pas hekurave për blerje votash.
Kujtojmë se dje, Lalakos shoqëroi në takim në drejtorinë Policisë së Vlorës, ambasadoren greke më Shqipëri Konstantina Kamitsi, e cila takoi dje Belerin.
Ndërkohë, sot Lalakos po zhvillon prej 40 minutash takimin me Belerin, ndërsa në fokus janë kushtet e burgimit dhe trajtimi i tij.
Kujtojmë se arrestimi i Fredi Belerit, përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, që tashmë rezulton fituesi, solli reagime të ashpra në politikën shqiptare dhe në qeverinë greke. Kjo e fundit paralajmëroi nota proteste për Shqipërinë, ndërsa bëri thirrje për lirimin e Belerit.