Një tjetër aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës ku një automjet ka përplasur këmbësoren. Për fat të mirë, qytetarja ka shpëtuar pa lëndime të shumta dhe gjendet nën kujdesin e mjekëve. Por në autostradë raportohet për rradhë të gjata trafiku.
Kujtojmë që rreth 1 orë më parë, autostrada ka qenë e bllokuar si pasojë e përplasjes së 5 autojeteve, prej ku mbeti e plagosur vetëm një shtetase e cila paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 25.09.2021, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, një mjet me drejtues shtetasin I. S., 20 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore ende të paidentifikuar e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.