Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkodër, ku dy persona janë nxjerrë të pajetë nga lumi i Bunës.
Burime bëjnë me dije se personat janë mbytur gjatë ditës së djeshme teksa ishin futur për tu larë në lumë, në fshatin Darragjat të njësisë administrative të Dajçit.
Burime bëjnë me dije se kanë humbur jetën dy shtetasit, Dhurim Arra nga fshati Darragjat, 39 vjeç, dhe F.Pëllumbaj 14 vjeç.
Trupat e dy shtetasve janë gjetur mëngjesin e sotëm nga polumbarët e forcave Renea. Dyshimet e para janë se dy personat i ka marrë rrjedha e lumit, dhe për pasojë kanë humbur jetën.