Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në zonën e Astirit në Tiranë, ku dy motra kanë humbur jetën.
Burime bëjnë me dije për gazetarin e Fax News Lisi Myrta, se autori i ngjarjes është një shtetas maqedonas, i cili kishte lidhje me njërën prej vajzave të vrara.
Shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është bërë refuzimi i njërës prej viktimave për të vazhduar lidhjen me autorin.
Fillimisht u tha se ishte djali ai që kishte qëlluar me armë nënën e tij, por me kalimin e minutave ngjarja është qartësuar, dhe bëhet me dije se kemi të bëjmë me dy viktima. Autori mësohet se është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa derimë tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për rastin nga ana e Policisë.
Siç shihet dhe në foton e siguruar nga Fax News, në vendngjarje ndodhen ende shumë forca policie, që po vijojnë hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
(E.K/Faxweb.al)