Është liruar nga burgu Dardan Molliqaj, burri i ish-Ministres Besa Shahini, i cili u arrestua me dhunë ditën e sotme në Kosovë.
Molliqaj, kreu i PSD-së, u arrestua sepse pengoi zhvillimin e konferencës së Kryetarës së Gjykatës Speciale, së bashku me disa aktivistë të partisë së tij.
Së bashku me Molliqajn u liruan dhe aktivistët e PSD-së. Në lidhje me arrestimin e Molliqajt, ka reaguar dhe ish-Ministrja Shahini, e cila e konsideron këtë si një absurditet nga ana e kryeministrit Albin Kurti i cili sipas saj, ka një nevojë shumë të madhe për të shuajtur çdo zë opozitar në Kosovë. (Lexo ketu)
Arrestohet Dardan Molliqaj, dalin pamjet kur policia e shtrin përtokë të gjakosur
(E.H/Faxweb.al)