23:54 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U ekstradua nga Kosova, Gjykata jep vendimin për Indrit Taullain, ish-anëtarin e Bandës së Durrësit që akuzohet për 2 vrasjet e bujshme

11:30 | 16/01/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi në Kosovë i Indrit Taullait/ Kush urdhëroi ndalimin e tij

Indrit Taullai është lënë nën masën e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ai u ekstradua nga Kosova mbrëmjen e së enjtës në vendin tonë. 46-vjeçari, ish-anëtar i bandës së Durrësit, u shpall në kërkim nga GJKKO për akuzën e vrasjes me paramendimin e grup të strukturuar kriminal.

Ky fundit akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.

Për vrasjen e Lamajt dhe Saliut akuzohen dhe Lulzim Berisha, Emiljano Shullazi, Viktor Imeraj, Luftar Reci dhe Indrit Rusi. Të gjithë këta persona përfshirë dhe bashkëpuntorin e prokurorisë SPAK, Luftar Reçin, akuzohen si ideatorët dhe autorët e vrasjes së Klodian Saliut dhe Vajdin Lames.

Për këto dy ngjarje u arrestua në Dubai si i impikuar Plaurent Dervishaj, i cili sapo kishte hipur në një avion Charter dhe ndodhej në pistë gati për fluturim. I vetmi person që është në kërkim për dy vrasjet e bujshme vazhdon të jetë Lul Berisha.

Për Plarent Dervishajn kunatin e ish-kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha, nuk ka ende një përgjigje nga autoritetet në Dubai, sepse shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me këtë vend.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka njoftuar zbardhjen e atentateve të 15 viteve më parë ku mbetën të vrarë Klodian Saliu, i njohur si rivali i Lulzim Berishës dhe biznesmeni Vajdin Lamaj, ish zëvendëspresident i Federatës së Mundjes.

Më konkretisht bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datën 26 shkurt 2005, ku në segmentin rrugor Durrës-Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj është vrarë me armë zjarri shtetasi Klodian Saliu, i cili po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”.

Ngjarja e dytë ka ndodhur një ditë më pas, ku rreth orës 23:50, si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse në ashensorin e pallatit u vra biznesmeni Vajdin Lame dhe miku i tij Artan Arsi. Hetimet e procedimeve të regjistruara për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve.

Prokuroria e Posaçme ka rifilluar hetimet e këtyre procedimeve dhe pas regjistrimit të tyre i ka bashkuar në një të vetëm duke gjetur prova për kapjen e autorëve. Në qeli ku ndodhet nën hetim për disa akuza, i është komunikuar masa e arresit me burg, shtetasit Emiliano Shullazi si dhe Viktor Ymerit, i cili është arrestuar në Vlorë.

Po ashtu në Kosovë u ndalua në datën 7 dhjetor i është komunikuar masa e arrestit Indrit Taullait, i cili sot u nis drejt Shqipërisë. I vetmi që ndodhet ende në liri nga të dyshuarit është Lul Berisha, ish-kreu i Bandës së Durrësit. (E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Indrit Taullaiindrit taullai arrest me burg
Pas

I zhvati 270 mijë euro një gruaje duke i premtuar ortakëri, Gjykata liron nga burgu biznesmenin (Arsyeja)

Para

U përplasën mes tyre dhe më pas shembën në tokë kalimtarin në trotuar, policia arreston dy shoferët, mes tyre edhe 20-vjeçaren që bëri goditjen fatale

Para
Pamje të rënda/ Po qendronte në trotuar në pritje për të kaluar rrugën, si e përplasi makina që drejtohej nga një grua kalimtarin te ”5 Maji”, tmerrohen qytetarët

U përplasën mes tyre dhe më pas shembën në tokë kalimtarin në trotuar, policia arreston dy shoferët, mes tyre edhe 20-vjeçaren që bëri goditjen fatale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.