Fridman Xhaferri, banues ne fshatin Plug te Lushnjes, është personi që u gjet i mbytur në një rezervuar në Korçë këtë të diel.
Burimet bëjnë me dije se personi në fjalë është konstatuar me shenja dhune ne trup dhe koke dhe dyshohet të jetë vrarë diku tjetër e më pas të jetë hedhur në rezervuar.
Polia bëri me dije se ky person ka qenë i dënuar për veprën penale “Shkatërrim prone” e kryer në bashkëpunim dhe kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu për të qëndruar në “arrest shtëpie”.
Mësohet se ky person është përgjegjës për djegien e 3 makinave, incident ky që ndodhi pranë një qendre tregtare në Lushnje pak kohë më parë.
Ai u gjet i mbytur diten e sotme ne rezervuarin e Gjançit në Korçë, rreth orës 11:13 dhe e nisën menjëherë drejt morgut për identifikim.
(E.H/Faxweb.al)