Xhuljan Bullari është i riu që u gjet i pajetë me plumb në kokë brenda një automjeti në Babicë të Vlorës. Fax News mëson se 25 vjeçari është person me precedent penal. Ai u arrestua në 2018 gjatë një operacioni ku ra në pranga edhe Mikel Hoxha nga Policia e Fierit duke transportuar në mënyrë të paligjshme shtetas nga Siria.
Bullari në atë kohë 22 vjeç, banues në Tiranë u kap në lagjen “Sheq i Madh” Fier me automjetin e tij tip “Lancia” duke transportuar 3 shtetas Sirianë.
Një natë më parë Xhuljan Bullari është gjetur i pajetë në sediljen e oasagjerit në makinën me të cilën udhëtonte, tip “Fiat Punto” me targa “TR 3784 R”.
Kanë qenë kalimtarët të cilët e kanë parë të gjakosur në makinë të riun dhe më pas kanë njoftuar policinë. Makina në të cilën është gjetur viktima, rezulton në pronësi të një vajze nga Tirana.