GJKKO ka lënë në burg Selim Çekajn, babain e Arbër Çekajt, në kontenierët e kompanisë së djalit të cilit u gjetën 49 kg kokainë.
Selim Çekaj u vu në pranga, pasi policia sekuestroi sasinë prej 49 kg kokainë, në kompania e djalit të tij, e cila më herët kishte sjellë sasinë më të madhe prej 613 kg kokainë.
SPAK kërkoi masën e “arrest në shtëpi”, duke arsyetuar se nga të dhënat e deritanishme nuk ka prova që ai të jetë i përfshirë në çështjet e trafikut të drogës. Sipas prokurorit, derisa të kryhen hetimet, Çekaj duhet të qëndrojë në “arrest shtëpie”.
Por, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të vazhdojë masën e sigurisë “arrest me burg” për babanë e Arbër Çekajt, Selim Çekajn. Diten e sotme SPAK është tërhequr nga masa e “arrestit në burg” për 72-vjeçarin Çekajn.
(E.H/Faxweb.al)