Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar sot 4 mijë metra katrore sipërfaqe toke te Uji i Ftohtë.
Sipas njoftimit zyrtar mësohet se kjo pasuri është përvetësuar me dokumente false nga shtetasi Adhurim Demiri, ndërsa kallëzuesi për këtë vepër penale është shtetasi Françesko Muça. Vlera e pasurisë së sekuestruar sipas përllogaritjeve bazuar mbi çmimet e tregut, kap shifrën prej 1.200.000 euro.
Njoftimi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka pranuar kërkesën e paraqitur nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, duke vendosur masën e sigurimit pasuror të sekuestros preventive për pasurinë me nr.43/189/1 pasurie, zk.8602, vol.95, faqe 247, me sipërfaqe prej 3996,5m2, ndodhur në lagjen Uji i Ftohtë, Vlorë.
Vlera e pasurisë së sekuestruar sipas përllogaritjeve bazuar mbi çmimet e tregut, kap shifrën prej 1.200.000 euro.
Discussion about this post