Koncerti i mexosopranos Vikena Kamenica dhe tenorit Kastriot Tusha që pritej të mbahej mbrëmjen e kësaj të hëne në sheshin përpara Ministrisë së Brendshme ngjitur me ish-Teatrin Kombëtar, do të mbahet tek ‘Reja’.
Ndryshimi i vendimit për vendin e koncertit erdhi pas kërkesës së bërë prej Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët duke e konsideruar sheshin pranë teatrit si skenë krimi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kërkuan ndryshimin e lokacionit të koncertit.
Kujtojmë se koncerti do të zhvillohet në kuadër të asaj që njihet si nata amerikane, ku do të ketë kryesisht një performancë me muzikë xhaz.
Discussion about this post