Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të arrestuarit pas vdekjes tragjike të dy elektriccistëve në Mallakastër, të cilët ranë nga shtylla ku po kryenin punime.
Ngjarja u konsiderua aksidentale. Andi Prifti, drejtori pranë OST dhe Eriseld Lala, inxhinier prane OST, u arrestuan per vepren penale “Shperdorim detyre ” pasi urdheruan te bejne punime ne menyre te kundraligjshme ne linjen 110 kv ne Jagodine ku humben jeten 2 shtetas Gjergji Duka 50 vjec nga Kucova dhe Bashkim Saliaj 64 vjec nga fshati Panahor i Mallakastres.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Roskovec 3 ditë më parë, ku dy elektriçistë kanë vdekur pasi ka rënë shtylla ku ata ishin duke punuar.
(E.H/Faxweb.al)