Mediat italiane kanë raportuar një lajm tragjik ditën e sotme, pasi koronavirusi i ka marrë jetën një efektivi të policisë italiane.
Siç bëjnë me dije mediat, viktima ishte pjesë e eskortës së kryeministrit italiane Giuseppe Conte.
Giorgio Guastamacchia humbi jetën ditën e sotme në Romë, ndërkohë që raportohet se ishte prekur nga koronavirusi disa javë më parë dhe ishte shtruar në spital ku ishte intubuar.
Mediat italiane bëjnë me dije se agjenti i policisë la pas gruan dhe dy fëmijë.
Raportohet se në kohën kur zbuloi se ishte infektuar nga COVID-19, ai nuk kishte pasur kontakte të drejtpërdrejta me kryeministrin Conte, dhe as nuk kishte udhëtuar në makinën e Kryeministrisë.