Ditët e fundit ka qarkulluar një lajm se vëllai i deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është i punësuar si këshilltar i Ministres Belinda Balluku.
Ditën e sotme, gjatë një konference për shtyp, kreu i PD-së është pyetur nëse ka pasur dijeni për këtë fakt para zgjedhjeve të 25 prillit. Basha u shpreh shkurt dhe prerazi që jo.
Pjesë nga intervista
Pyetje: Nga skandali i publikuar vëllai i Belind Këlliçit rezulton si këshilltar i Belinda Ballukut, a keni qenë në dijeni të këtij fakti?
Basha: Jo nuk kam qenë në dijeni të këtij fakti”, deklaroi Basha.
Emri i vellait te Belind Kellicit doli si keshilltar i Belinda Ballukut pas skandalit me rrjedhjen e te dhenave te mbi 600 mije qytetareve shqiptare qe ka ‘pushtuar’ mbare opinionin publik shqiptar se fundmi. Nga kjo rrjedhje te dhenash behen te ditura pagat e ketyre qytetareve si dhe pozicioni i punes, nderkohe diten e sotme nje tjeter skandal eshte bere i njohur. Behet fjale per publikimin e numrave te telefonit te mbi 900 mije qytetareve.
(E.H/Faxweb.al)