Gjatë mbrëmjes së sotme grabitja e një furre buke ka ndodhur në qytetin e Lezhës.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se grabitësi, një i mitur i moshës 10-vjeçare ka arritur të marrë xhiron ditore, prej 280 mijë lekësh të vjetra.
I mituri ka hyrë si klient dhe në momentin që shëtisja po i shërbente ka arritur të marrë gjithë xhiron ditore.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë prej 28 mij lekësh të vjetra dhe është larguar.
Sherbimet e Policisë në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.