13:46 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vjedhje me pasojë vdekjen, ekstradohen dy shqiptarët e shumëkërkuar (Emrat)

09:26 | 15/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, arrestohet në Rinas 40-vjeçari (Emri)

Foto ilustruese

Falë shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, bien në prangat e policisë dhe ekstradohen drejt Shqipërisë, dy të kërkuar për vepra penale kundër personit, armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e narkotikëve

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Zagreb/Kroaci drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Joland Bushati, 35 vjeç, banues në Lekbibaj.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur revokimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për lirimin para kohe me kusht dhe vazhdimin e vuajtjes së dënimit për pjesën e mbetur për 3 vite e 8 muaj e 24 ditë burg, i cili ka marrë formë të prerë me datë 04.01.2019, për veprën penale ”Vjedhje me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin A. P., ka grabitur me armë pasagjerët e linjës “Bajram Curri-Lekbibaj” duke qëlluar për vdekje shtetasin N. Gj., me detyrë punonjës policie. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Zagreb/Kroaci, u bë i mundur arrestimi i tij në Kroaci dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

Po nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma/Itali, i shtetasit shqiptar Vladi Sinani alias Vladimir Sinani, 29 vjeç, lindur në Bulqizë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Etiketa: joland bushativjedhje me dhunevladimir sinani
Pas

Pamjet e frikshme/ Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Filipinet, asnjë i lënduar, si lëviznin ndërtesat

Para

S’përmbahet Vildane Zeneli, skena të nxehta në mes të emisionit, flet dhe për lidhjen me ish-in e Erës (FOTO)

Para
S’përmbahet Vildane Zeneli, skena të nxehta në mes të emisionit, flet dhe për lidhjen me ish-in e Erës  (FOTO)

S'përmbahet Vildane Zeneli, skena të nxehta në mes të emisionit, flet dhe për lidhjen me ish-in e Erës (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

Aksioni për lirimin e hapësirave në Tiranë, Rama: Vazhdojmë papushim, komentuesit të bëjnë durim

BE pezullon tarifat për SHBA, von der Leyen: Të shmangim provokimet, sa të mbyllet marrëveshja!

Dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri, identifikohet autori dhe procedohet penalisht

Thirrjet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, reagon Vjosa Osmani: Cenojnë frymën e bashkëjetesës! Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”- Tabaku: Duhen politika tatimore që ndihmojnë prodhimin vendas dhe fuqizojnë prodhuesit e vegjël

“Dhoma gazi për shqiptarët”- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut reagon ndaj thirrjeve antishqiptare: Nuk i vura re, por i dënoj!

Berisha vijon akuzat për 11 majin: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.