21:32 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vjen reagimi i parë i opozitës së bashkuar për listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve: Kemi informuar presidentin dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë

19:23 | 13/07/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Opozita e bashkuar bojkoton Kuvendin edhe nesër, mblidhet në Durrës

Opozita e bashkuar ka reaguar pas një heshtje disa ditore, në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve para zgjedhore.

Në një dekleratë për mediat, opozita bën të qartë se dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore.

“Ky akt i paprecedentë prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.”- thekson opozita e bashkuar.

Po ashtu në deklaratë bëhet me dije se opozita e bashkuar ka informuar ditën e sotme zyrtarisht Presidentin e Republikës dhe partnerët strategjikë për këtë akt të paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme.

Opozita e cilëson këtë si një provokim të ulët të Edi Ramës dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Reagimi i plotë; Opozita e Bashkuar dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore.  Ky akt i paprecedentë prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Ky veprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Ai dëmton rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhëtuar nga kryeministri në ikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atë ekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe qeverisë së tij.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Opozita e Bashkuar ka informuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme Presidentin e Republikës dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme.

Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar në përmbushjen e thirrjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për kodifikimin pa ndryshime të marrëveshjes së 5 Qershorit, sa më shpejt në Parlament.

Pas

Do të ndalohet hyrja e besimtarëve…/ KMSH rimerr masa ndaj COVID-19: Ja protokolli që duhet të zbatoni në xhami

Para

Përfundon pas 6 orësh seanca e Thaçit në Hagë, presidenti: Nesër do rikthehem përsëri

Para
Përfundon pas 6 orësh seanca e Thaçit në Hagë, presidenti: Nesër do rikthehem përsëri

Përfundon pas 6 orësh seanca e Thaçit në Hagë, presidenti: Nesër do rikthehem përsëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.