Kreshnik Radoniqi është emëruar kreu i ri KQZ-së në Kosovë, pas shkarkimit të Valdete Dakës.
Ditën e sotme Presidentja Vjosa Osmani njoftoi shkarkimin nga detyra të Valdete Dakës, pas një takimi që u zhvillua mes tyre dhe për të cilin mediat kosovare thanë se aty Osmani i kishte kërkuar dorëheqjen Dakës.
Në letrën që mban firmën e Osmanit, theksohej se KQZ është një institucion kushtetues dhe i pavarur.
(E.H/Faxweb.al)