Qytetarët në spitalin e Vlorës kanë raportuar për një person që është shfaqur me ármë, dhe që ka qenë në ndjekje të një personi tjetër dhe ka pasur një tentativë për vrásje, ndërsa situata duket se ka shkaktuar panik te të gjithë të pranishmit.
Por sipas pòlicisë së Vlorës situata ka qenë e ndryshme dhe se ka pasur një aksion të fshehtë të disa agjentëve civil, në ndjekje të një personi që ka qenë në kërkim. Nuk sqarohet zyrarisht ngjarja, dhe as se pse u zgjodh pikërisht ambienti i spitalit për të kryer aksionin.
“Aty te spitali ka qenë një aksion i pòlicisë për shoqërimin e njërit për verifikim… dhe qytetarët i kanë parë ármën efektivit të pòlicisë! Pra nuk ka qytetarë me ármë janë efektivë pòlicie në aksion të fshehtë, por për aksionin nuk ka ndonjë rezultat”, bëjnë me dije burime jozyrtare nga Pòlicia e Vlorës.
Nuk përjashtohet mundësia që të kemi dhe një fshehje të ngjarjes, sa kohë që nuk po jepet ende një njoftim zyrtar.