Deputetja Fatjona Dhimitri është larguar nga grupi parlamentar demokrat. Deputetja ka deklaruar votën e saj pro marrëveshjes së dakordësuar me datën 5 qershor për Reformën Zgjedhore.
Vendimi vjen pak ditë pasi u shpreh publikisht se do të votojë marrëveshjen e 5 Qershorit mes PS-PD dhe LSI-së, të cilën grupi ku bën pjesë e kundërshton.
Dalja nga reshti duke deklaruar votën pro sjell dhe largimin e saj nga grupi.