Pas atentatit në Astir, një makinë e djegur është gjetur në zonën e Thumanës.
Targat e mjetit Toyota qe u gjet i djegur janë AA 532 ON, dhe rezultojnë të vjedhura në Tiranë.
Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet të jetë e autorëve të vrasjes së dy të rinjve në kryeqytet.
Policia dhe zjarrfikëset janë nisur drejt vendngjarjes.
Kujtojmë se viktimat nga ky akt kriminal janë 32 vjeçari Erigres Mihasi dhe 26 vjeçari Armando Dumani, të cilët janë persona me precedentë të mëparshëm kriminalë.
Mësohet se trupat e tyre janë tërhequr nga vendngjarja dhe janë dërguar drejt morgut, ndërkohë që po kryhet një ekzaminim i plotë ai automjetit.
(E.D/faxweb.al)