Një ngjarje e rëndë ka ndidhur në Vlorë mbrëmjen e sotme ku nipi ka vrarë xhaxhain dhe më pas veten.
Krimi i dyfishtë u regjistrua në një familje në fshatin Mekat të Vlorës, aty ku shtetasi Genci Koreta, 39 vjec, ka vrarë me çifte xhaxhain e tij, Jorgji Koreta, 64 vjec, dhe më pas ka qëlluar për vdekje veten e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post