Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e arrestit me burg ditën e sotme në seancën e mbajtur për 15 vjeçarin Ergys Malaj.
Në sallën e gjyqit, i mituri nuk ka thënë asnjë fjalë. Ai është lënë në burg pasi ka qënë një nga personat që kishte dijeni për vrasjen. Ibrahim Liçi është personi i shpallur në kërkim, i cili sipas të miturit kishte armë me vete dhe qëlloi ndaj viktimës.