Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Progër të Devollit.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për dy viktima, Bukurie Bami (80 vjeç) dhe Fatmira Bami (60 vjeç) të cilat janë gjetur pa jetë dhe me shenja dhune në trup.
Nga ana e policisë, janë ngritur pika kontrolli dhe me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, po punohet për kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimet pranë uniformave blu në Korçë bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme. Autori thuhet se është identifikuar 36-vjeçariu me iniciale A.Z, kurse forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje duke krehur të gjithë zonën.
Njoftimi i policisë Devoll:
Më datë 05.03.2022, rreth orës 15:15, jemi njoftuar se në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup shtetaset F. B., rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj B. B., rreth 80 vjeçe.
Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.