Gjykata e Apelit Tirane dënon me burg përjetë Markel Bushin, i cili akuzohet për vrasje të dy kushërinjve në Laç në 2019.
Kujtojmë se me 28 prill të vitit 2019 Markel Bushi ekzekutoi me breshëri plumbash mu në qendër të qytetit dy kushërinjtë Mikel dhe Jani Jushi.
Gjithçka ndodhi pasi vëllai i Markelit, Manueli është konfliktuar verbalisht me dy kushërinjtë Jushi në një lokal në qendër të Laçit. Pas debatit, në ndihmë të tij shkuan Vincesk dhe Markel Bushi që vranë dy kushërinjtë.
Markel Bushi nuk ishte një figurë e panjohur për policinë pasi edhe në 17 tetor të vitit 2017, ai iu përgjigj me breshëri plumbash efektivëve të policisë së Laçit dhe atyre të Kurbinit të cilët zhvilluan një operacion për t’a kapur.
I forti i Laçit ia doli të largohej, dhe ai arriti prej 7 vitesh të bënte jete normale edhe pse ishte shpallur në kërkim nga Policia.
(E.D/faxweb.al)