Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Skënder Hoxhën, i cili akuzohet se vrau gruan e tij Antoneta Hoxha para 3 ditësh në fshatin Vagalat, Memaliaj.
Hoxha ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ka treguar se e ka vrarë gruan me levën e kazanit të rakisë.
Kujtojmë se çifti kishte 4 fëmijë, që nuk gjendeshin në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Fqinjët janë shprehur të habitur për vrasjen, pasi sipas tyre çifti nuk kishte pasur më herët konfikte.
Ka qenë vetë bashkëshorti ai që ka lajmëruar kryeplakun e fshatin dhe i ka thënë: Hajde se ka vdekur gruaja!
Kryeplaku i fshatit Hodo Hoxha tregon se viktimën e kishte gjetur me plagë të mëdha në kokë, dhe të mbuluar nga gjaku.
(j.b/faxweb.al)