Arsen Muskurti, një biznesmen i njohur në Tiranë, ka vrarë sot për shkak të bindjeve fetare vëllanë dhe kunatën.
Ngjarja ka ndodhur në biznesin e çiftit një agjenci turistike, rreth orës 16:40, në rrugën “Islam Alla”, afër ‘Myslym Shyrit’, një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet. Viktimat janë identifikuar si Dritan Muskurti dhe gruaja e tij, Nora.
Arsen Muskurti, pronar i dyqaneve ‘Natyral Vita’, u vu në pranga pas disa orësh në arrati. Sipas policisë Muskurti u arrestua në rrugën “5 maji” dhe se ai e ka hedhur armën e krimit. Në kërkim të tij ka qenë edhe RENEA për shkak se kishte dyshime se ai është radikalist dhe përbënte rrezikshmëri të lartë dhe për persona të tjerë.
Konflikti mes 2 vëllezërve duke se ka nisur prej kohësh. Disa statuse në rrjetin social në facebook, ku autori akuzonte të vëllanë dhe nusen e tij se kishin krijuar profile false ku shaheshin hoxhallarë. Autori i cilësonte të vëllanë si “spiun i SHIK-ut”, “i pabesë” dhe “tradhtar”, ndërsa kunatën e quante një mostër.
“Ata po bëjnë punën me përca hoxhallarët dhe fenë Islame. Po shpifin dhe akuzojnë për njerëz kudo familjar dhe jo familjar”, shkruan autori në 22 gusht, vetëm 8 ditë para se të ndodhte.