Bledar Selmanaj i dyshuar si autor i vrasjes së Xhuljano Bullarit në Babicë të Vlorës disa javë më parë, ka tentuar të vetëvritet në qelinë e burgut. Ai ndodhet në masën e sigurisë “Arrest me burg” në Peqin ku edhe ka tentuar të ndërmarrë veprimin ekstrem.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet e burgut kanë nisur hetimet për rastin. Fax News ka raportuar më herët se Selmanaj dyshohet të vuajë nga probleme të shëndetit mendor, gjë të cilën e kanë pohuar më pas edhe familjarët e tij. Nuk dihet nëse autoritetet e burgut e kanë patur parasysh një fakt të tillë dhe nëse kanë treguar vigjilencë të shtuat ndaj tij për këtë fakt.
Selmanaj mbahet në qeli për vrasjen e Bullarit dhe rezulton i dënuar më herët për një sërë vjedhjesh në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Fier e Vlorë.
Bledar Selmanaj qëlloi për vdekje në kokë Bullarin. Arsyeja se përse Selmanaj qëlloi shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie lënde narkotike kanabis.
(E.H/Faxweb.al)