Është mbyllur zyrtarisht votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në orën 19:00.
Rreth 75 mijë anëtarë të PD-së kanë pasur mundësi përgjatë ditës së sotme të votojnë për kryetarin që do të udhëheqë në vazhdim Selinë Blu.
Në garë kanë qenë katër kandidatë: Lulzim Basha, Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.
Ditën e sotme ka pasur disa pakënaqësi nga Shehaj apo Harxhi, të cilët kanë denoncuar parregullsi në zgjedhje.
Në votimin e sotëm ka marrë pjesë dhe lideri shistorik i PD-së, Sali Berisha, i cili ka përsëritur edhe njëherë deklaratën e tij që nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në krye të PD-së.
Menjëherë pas votimit, Sali Berisha ka takuar në Selinë Blu Lulzim Bashën, me të cilin ka qëndruar rreth dy orë.
Kryetari i zgjedhjeve në PD, Jemi Gjana, ka mohuar kategorikisht parregullsitë ne zgjedhje. Për sa i përket rezultatit, Gjana u shpreh se emri i kryetarit të ri pritet të njoftohet ditën e nesërme.
(E.H/Faxweb.al)