Një vatër zjarri vazhdon te jetë aktive prej tre ditësh në “Majën e Jankës”, në zonën e Vithkuqit në Korçë.
Deri më tani, janë shkrumbuar nga flakët 1 ha pishë e shkurre, në vendin e quajtur Maja e Jankës.
Ndërkohë, vijojnë ndërhyrjet me mjete rrethanore nga zjarrfikësit, për izolimin e vatrave aktive, pasi terreni i vështirë, e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve që shuajnë flakët.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që po punohet për neutralizimin e flakëve.
(E.H/Faxweb.al)