Për ish-trajnerin Luis Henrike dhe familjen e tij, këto janë moment dramatike në jetën e tyre pasi ai ka humbur nga një sëmundje e rëndë të bijën.
Vajza vetëm 9-vjeçare ka ndërruar jetë pas një lufte me një sëmundje të rënë (tumor) dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë takniku.
Kishte disa muaj që Luis Enrique i qëndronte afër të bijës ndërsa po mjekohej nga një tumor, ndërsa vetë Henrike pa dashur mbase ta ndajë me të tjerët sfidën që po kalonte, dha dorëheqjen edhe nga kombëtarja me arsyen “probleme familjre”.
“Vajza jonë ka ndërruar jetë këtë pasdite, në moshën 9-vjeçare, pas 5 muajsh luftë intensie kundër osteosarkomës. Duam të falënderojmë të gjithë mesazhet që kemi marë këto muaj dhe i vlerësojmë. Duam të falënderojmë stafin e spitalit “San Joan de Deu and Sant Pau”, për përkushtimin e tyre. Do të na mungosh shumë, por ne do të kujtojmë çdo ditë të jetës sonë dhe shpresojmë që në të ardhmen të takohemi sërish. Do jesh ylli që drejton familjen tonë. Pusho e qetë Xanita”, shkruhej në njoftim.
Ndërkohë nuk kanë munguar mesazhet ngushëlluese nga Yjet e futbollit, si Leo Messi apo Luis Suarez por edhe kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post