Duket një rrugë pa kthim tashmë largimi i Marselos, nga Reali i Madridit. Marrëdhënia mes dy palëve është përkeqësuar duke shkaktuar pakënaqësi te mbrojtësi i majtë.
Braziliani nuk i ka aspak në rregull punët me trajnerin Solari, i cili nuk e shikon brazilianin si një pjesë fikse të formacionit ndërsa nuk e aktivizoi nga minuta e parë në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Ajaksit.
Pikërisht, një veprim i tillë, ka shtuar nervorzizmin te futbollisti i cili sipas sajtit spanjoll, “Cope”, është takuar për rreth një orë në qendrën sportive të Realit, në “Valdebebas”, me drejtorin e përgjithshëm të galaktikëve, Hoze Angel Sançez për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me situatën e krijuar.
Marselo ka mbetur i zhgënjyer edhe nga fakti se si në klub po trajtohen zërat për një largim të mundshëm të brazilianit, shkruan vipsport.al.
Ndërkohë, kohët e fundit, edhe marrëdhënia e 30-vjeçarit me tifozët e “Los Blancos”, nuk është në kulmin e tyre pas përplasjeve të fundit në rrjetet sociale, duke shtyrë edhe më shumë Marcelon drejt mendimit për një të ardhme larg “Bernabeut”, me Juventus që mbetet në “pole position” për të siguruar shërbimet e mbrojtësit.