Futbolli shqiptar ka humbur sot një nga legjendat e futbollit kombëtar, protagonist me 17 Nëntorin e famshëm të viteve ’60-’70.
ALI Mema ka ndërruar jetë sot në shtëpinë e tij pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.
Mema ka lindur më 1 shkurt 1943 në Tiranë, është një ish-futbollist shqiptar i cili ka luajtur për “17 nëntori-n” e Tiranës. Skuadrat me të cilat është aktivizuar: “SK Tirana” (17 nëntori), “Vllaznia” (gjatë kohës kur kryente zborin ushtarak passtudentor), “Partizani” (në kupat ballkanike), “Dinamo” (në kupat ballkanike), “SK Tirana” (17 nëntori).
(F.GJ/FAXWEB.AL)