Për dashamirësit e futbollit në mbarë botën ndeshja mes Realit të Madridit dhe Barcelonës është një përballje e shumëpritur, është vitrina e futbollit europian dhe më gjerë, aty luajnë futbollistët më të mirë të botës, prandaj “El Clasico” arrinte numrin më të lartë të shikueshmërisë se çdo ndeshje tjetër.
Sfida mes tyre nuk është e njohur vetëm për nivelin e lartë të spektaklit që dhuronin këto dy ekipe në fushë dhe tifozëria në stadium, por mbante mbi vete edhe rivalitetin politik mes Katalonjës dhe Madridit.
Katalonja është një rajon i Spanjës që gjithmonë ka kërkuar pavarësinë, por ka hasur në kundërshtinë e fortë të Madridit dhe i ka munguar mbështetja internacionale!
Pavarësisht kësaj parlamenti i Katalonjes nuk ka hequr akoma dorë nga ky pretendim dhe me datë 6 të këtij muaji ka mare vendimin që me date 1 tetor 2017 populli i Katalonjës të vendosë nëse do të jete i pavarur nga Spanja nëpërmjet një Referendumi!
Nëse referendumi mbahet, atëherë me vullnetin e popullit që tashmë dihet, Katalonja do të fitojë pavarësinë!
Mirëpo me Katalonjën shtet i pavarur rihapet çështja e përfolur edhe më parë, do të largohet Barcelona nga “La Liga”?
Barcelona gjatë gjithë kohës ka qenë zëri, krenaria dhe ambasadorja më e madhe e Katalonjës, madje edhe motoja e tyre “mes que un club”, që do të thotë më shumë se një klub, këtë domethënie ka.
Për t’a përforcuar më shume këtë, një separatist i parlamentit të Katalonjës pati deklaruar që “babai më ka thënë gjithmonë se në ditën që do të ketë thirrje për pavarësi në ‘Camp Nou’, Katalonja do t’a bëjë të mundur atë”.
Kohët e fundit jo vetëm që ka patur kore të tilla, por edhe futbollistë apo zyrtarë të Barcelonës janë shprehur në favor të kësaj çështje!
Se çfarë do të ndodhe në rast të pavarësisë është ende e vështirë t’a parashikojmë, por duke ditur kundërshtinë absolute që ka Spanja ndaj kësaj çështje dhe faktin se FC Barcelona e ka mbështetur fuqishëm atë, nuk mund të përjashtohet një hakmarrje e mundshme ndaj klubit!-raporton “The Guardian”.
Për futbolldashësit kampionati spanjoll pa këtë sfidë do e humbiste prestigjin dhe rëndësinë që ka. Megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në referendum. (B.H/Shuplaka)