06:02 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lajm i keq për duhanpirësit në Shqipëri, çfarë do të ndodhë me çmimin e cigareve

12:28 | 24/04/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lajm i keq për duhanpirësit në Shqipëri, çfarë do të ndodhë me çmimin e cigareve

Akciza e cigareve do të rritet së paku edhe me 11 % deri në vitin 2021, si një kusht që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të integrimit me BE. Sipas raportimit që qeveria shqiptare ka bërë në Komisionin Europian niveli i akcizës për 1000 cigare është 44 euro që nga 1 janari 2018, por deri me 2021 taksimi me akcizë do të shkojë 48,9 euro për 1000 cigare, me një rritje 11 % nga niveli aktual.

Që nga viti 2016 Shqipëria ka taksuar me akcizë 18 euro për kilogram duhanin e prodhuar në vend në përpjekje për të reduktuar informalitetin në prodhimin vendas të këtij produkti.

Në kuadër të integrimit në BE në aspektin fiskal Shqipëria duhet të rrisë bashkëpunimin administrativ. Në këtë drejtim duhet të nënshkruhen marrëveshjet e taksimit të dyfishtë me Danimarkën, Qipron, Lituaninë, Portugalinë, Sllovakinë dhe Finlandën.

Sa i përket kapacitetit operacional dhe kompjuterizimit, administrata tatimore ka 1569 punonjës, 22 prej të cilëve u shkarkuan për shkak të masave disiplinore vitin e kaluar.

Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ende nuk ka kapacitetin teknik për të realizuar shkëmbimin efikas të informacionit me standardet BE-së. Sistemi elektronik i administrimit të taksave ka funksionuar që nga janari i vitit 2015 si një rrjet me një platformë qendrore që vepron në të gjithë administratën tatimore, por strategjia aktuale e departamentit të IT-së nuk ofron hapa dhe afate kohore për të arritur ndërlidhjen dhe ndërveprimin me sistemet e BE-së.

Komisioni Europian vëren se performanca e të ardhurave në vitin 2017 ishte 7.8% mbi nivelet 2016, por pak më poshtë objektivit (-1.7%), kryesisht për shkak të mungesës të së arkëtimeve në tatimin mbi të ardhurat personale dhe të ardhurat nga taksat vendore.
Komisioni Europian i kërkon qeverisë shqiptare që këtë vit të bëjë funksionale kadastrën fiskale bashkitë pilot (Tiranë, Korçë, Fier, Durrës) dhe të zbatojë ligjin e rishikuar të tatimit mbi pronën.

Gjithashtu Komisioni rekomandoi që të mos krijohen vonesa në rimbursimin e TVSH-së dhe të mos krijohen borxhe në këtë proces.

Monitor

Etiketa: akcizaduhanpires
Pas

”Thjesht do marri rrogën”, Hila i përvishet Bregut. Tregon shqiptarin që e ka mbajtur më herët postin

Para

Gjendet në person i vdekur në makinë, policët shkuan tek automjeti dhe…

Para
Gjendet në person i vdekur në makinë, policët shkuan tek automjeti dhe…

Gjendet në person i vdekur në makinë, policët shkuan tek automjeti dhe…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.