Pavarësisht se jemi në sezonin e verës dhe kthimet e emigrantëve janë të shumta në numër nesër pala greke do të ketë ndërpreje të punës për tre orë.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë ka njoftuar mesditën e sotme se nesër nga ora 10:00 deri në orën 14:00, pala greke në doganën e Kapshticës do ketë ndërprerje të punës si në hyrje dhe në dalje të kësaj pike.
Po kështu bëhet e ditur se nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve.
Sipas Drejtorisë së Kufirit, ndërprerja e punës do të bëhet me rastin e inaugurimit të autostradës së re, që lidh këtë Pikë Kalimi me autostradën e Kosturit.
(E.K/SHUPLAKA)