Shumë shpejt, ka mundësi që bananet mos të ekzistojnë më.
Kjo pasi sipas studiuesve, plantacionet e bananeve janë prekur nga një sëmundje tropikale, e cila mund t’i shfarrosë ato në pak kohë.
E njohur si sëmundja Panama ose Fusarium oxyporum f.sp cubense, infeksioni tani është shpërndarë në shumë vende si në Azi, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Qendrore.
Infeksion mund të mbërrijë edhe në Amerikën Jugore, thonë studiuesit.
Bananja është një ndër frutet më të eksportuara dhe më të konsumuara në botë.