Skuadra e Kukësit do të luajë gjithë vitin si udhëtues duke i zhvilluar ndeshjet në Elbasan.
Kjo ka ndodhur pasi FSHF i ka vënë kyçin ‘Zeqir Ymerit’ në pritje të rikonstruksionit të tij.
Stadiumi në fjalë nuk është licencuar dhe kuksianët kanë vendosur të ‘emigrojnë’ drejt Elbasanit, ndonëse mendohej fillimisht se do të ishin ‘vendas’ në Shkodër.
Skuadra e Kukësit do të fillojnë që këtë mesjavë marrëveshjen e tyre me ‘Elbasan Arena’, pasi do të luajnë atje ndeshjen e kthimit të Ligës së Europës ndaj Torpedo Kutaisi.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post