Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë sot një lajm të mirë, ku mes personave të shëruar nga Covid 19, janë edhe një mjek dhe një infermiere.
Numri i personave të shëruar ka shkuar në 17 ne total, ndërkohë që ministrja apelon që qytetarët të qendrojnë në shtëpi, pasi numri i të prekurve po rritet nga dita në ditë.
9 mjekë kanë rezultuar derimë tani të prekur me koronavirus në vendin tonë.
Postimi i Manastirliut:
Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të konfirmuar më herët me COVID-19, që sot rezultuan negativë në testet e rradhës.
Mes pacientëve të shtruar në spital dhe personelit shëndetësor e qytetarëve të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i personave që tashmë janë shëruar.
Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.
Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.
LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm❗️
#VETËMBashkëMundT’iaDalim??
Derimë tani në vendin tonë janë prekur 146 persona nga Covid 19, 23 prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit. Ndërkohë që një lajm pozitiv është ai i shërimit të 17 pacientëve, të cilët kanë rezultuar negativ pasi u janë nënshtruar dy testeve, dhe do të qendrojnë për 14 ditë në kushtet e vetëkarantinimit në banesat e tyre.
Në spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 72 persona, 3 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Siç edhe dihet tashmë 5 persona e kanë humbur luftën me koronavirusin dhe kanë ndërruar jetë që prej mbërritjes së pandemisë në vendin tonë.