12:08 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lajm i mirë për ata me të ardhura mbi 2 milionë lekë, shtyhet deri më 2 maj afati për deklarimin e tyre

15:05 | 04/04/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Te Gjitha
0
Lajm i mirë për ata me të ardhura mbi 2 milionë lekë, shtyhet deri më 2 maj afati për deklarimin e tyre

Afati për dorëzimin e formularit të deklarimit të të ardhurave për ata persona që sigurojnë më shumë se 2 milionë lekë në vit, pranë Tatimeve, do të shtyhet deri më 2 Maj për shkak se data 30 prill bie ditë e diel.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi: “Deklarata për të ardhurat e përftuara në vitin 2016, dorëzohet vetëm në rrugë elektronike, nëpërmjet sistemit e-filing jo më vonë se data 30 prill e vitit 2017, por për arsye të ditëve të pushimit zyrtar, këtë vit afati i fundit i deklarimit do të jetë data 2 Maj 2017.
Deklarimi i të ardhurave, përveçse është detyrim ligjor i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij”.

Ajo kujton se çdo individi, që përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në mbështetje të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, është i detyruar që t’i deklarojë këto të ardhura, pranë administratës tatimore, sipas përcaktimeve, të mëposhtme:
Individët rezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë, detyrohen të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.

Gjithashtu, individët jorezidentë, që realizojnë të ardhura të tatueshme me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) detyrohen të dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave.

Individët janë të detyruar të deklarojnë:

-Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit të individit.
-Të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit.
-Të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit.
-Të ardhurat bruto nga interesa bankarë.
-Fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme;
-Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit;
-Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.
-Fitimi kapital nga dhurimi.
-Të ardhura bruto të realizuara jashtë, territorit të Republikës së Shqipërisë;
-Të ardhura bruto të tjera, të cilat nuk janë listuar më lart./ monitor

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Tatimette ardhura
Pas

Situatë e nderë politike, Rama i kundëpërgjigjet Metës në mesditë po ndjekësi e tepron me pyetjen

Para

‘Falsifikim firme’, Gjykata vendos një pezullim të padëgjuar shpesh për noterin

Para
‘Falsifikim firme’, Gjykata vendos një pezullim të padëgjuar shpesh për noterin

'Falsifikim firme', Gjykata vendos një pezullim të padëgjuar shpesh për noterin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 22 vatra, 11 ende aktive

Sërish nuk ka “tym të bardhë”/ Dështon për herë të 51-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës, tensione në sallë

Fotot para dhe pas, Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave

EMRI/ Vodhën mbi 400 mijë euro nga subjekti ku ishin të punësuar, arrestohet 37 –vjeçari, shpallet në kërkim financierja

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shpërndan mandatet për qarkun Tiranë

SPAK zgjat afatin për hetimet ndaj Erion Veliajt, kryebashkiaku nuk do të jetë i pranishëm gjatë komunikimit të akuzave

Britania vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të paligjshëm të emigrantëve, mes tyre edhe një shqiptar

Katastrofë humanitare/ Qindra të vdekur nga kequshqyerja në Gaza, shumica prej tyre fëmijë!

Korçë/ Katër veterinerë në pranga për matrikullim të bagëtive të kontrabanduara, një person në kërkim

Veprimet diskriminuese të tifozëve kuqezi në ndeshjen kundër Serbisë, FSHF dënohet nga FIFA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.