Ditën e shtunë në mbrëmje do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Skocisë, e cila është e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, ku skuadra e renditur e parë do të luajë në Europianin e ardhshëm.
Kombëtarja shqiptare ka mundësinë e artë për të fituar pasi kundërshtari vuan nga mungesat e shumta edhe për shkak të dëmtimeve të lojtarëve.
Mbrojtësi i Aberdinit, Miki Devlin, braktisi mbrëmë kombëtaren skoceze, duke u bërë lojtari i gjashtë, i cili largohet nga grumbullimi si i dëmtuar. Menjëherë, trajneri i Skocisë, McLeish, ka grumbulluar lojtarin e Celtic, Xhek Hendri për të zëvendësuar mbrojtësin e dëmtuar.
Gjithsesi, situata e Skocisë është alarmante, sepse kundërshtari ynë vjen në Shqipëri dhe luan kundër Izraelit me 10 mungesa të sigurta, të cilët fare mirë mund të ishin titullarë.
(E.K/FAXEB.AL)