07:29 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Lajm i mirë për Shqipërinë, përshpejtohet rritja e eurozonës dhe Italisë

14:34 | 16/08/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lajm i mirë për Shqipërinë, përshpejtohet rritja e eurozonës dhe Italisë

Zyra e statistikave të BE-së ka vlerësuar me rritje prodhimin e brendshëm bruto për vendet që përdorin monedhën euro, si dhe për të 28 vendet anëtare (EU28).

Rritja krahasuar me tremujorin e dytë të një viti më parë ka qenë përkatësisht 2.2% për vendet që janë përdoruese të euros dhe 2.3% për vendet e BE-së. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të 2017-s në të dyja zonat përllogaritet 0.6%, raporton Eurostat.

Ritmet e rritjes janë përshpejtuar në raprt me tremujorët e mëparshëm, duke sinjalizuar për një rimëkëmbje të qëndrueshme të ekonomisë së eurozonës.

Në tremujorin e parë të 2017-s PBB-ja u rrit me 0.5% në të dyja zonat. Krahasuar me të njëjtin tremujor një vit më parë, u rrit me 2.2% në 19 shtetet që përdorin euron dhe 2.3% për 28 vendet e BE-së.

Në rritje ka qenë edhe ekonomia italiane. Prodhimi i Brendshëm Bruto për Italinë vlerësohet më rritje sipas Eurostat, ku rritja krahasuar me një tremujor më parë është 0.4%, ndërsa rritja e krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë është 1.5%, nga 1.2% që ishte rritja vjetore në tremujorin e parë. Zgjerimi ekonomik i Italisë sipas mediave italiane, ishte përtej pritshmërive dhe është niveli më i lart ëi regjistruar në 6 vjet dhe ka ardhur nga përmirësimi i aktiviteteve të industrisë dhe shërbimeve.

Ecuria e ekonomisë italiane është e rëndësishme edhe për Shqipërinë, pasi sinjalizon se porositë e partnerëve italianë do të jenë të qëndrueshme. Italia është partneri kryesor i Shqipërisë përsa i përket eksporteve. Vetëm në 6 mujorin e parë të viti eksportet me Italinë zinin 54% të volumit dhe importet 30%./Monitor

Etiketa: euroshqiperia
Pas

Mbahet në burg nën akuzën se ka përdhunuar mbesën, gjyshi: Inskenim që djali dhe nusja të më marrin shtëpinë

Para

Kushtet higjenike, AKU gjobit 7 biznese në Vlorë

Para
Kushtet higjenike, AKU gjobit 7 biznese në Vlorë

Kushtet higjenike, AKU gjobit 7 biznese në Vlorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nis sot rinumërimi i votave, pritet të hapen 43% e kutive në 4 qarqe

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Presidenti ukrainas pretendon se Rusia nuk dëshiron t’i japë fund luftës

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.