Një lajm i mirë për fëmijët shqiptarë të cilët jetojnë në Ferminganano të Italisë.
Në qendrën sociale, ‘’Rosa Dei Venti Di Fermingnano’’ është hapur shkolla e parë shqipe. Iniciativa vjen nga shoqata “Madre Teresa” Pesaro, e cila u ofron mundësinë fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Itali të mësojnë gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.
Mësimi bëhet çdo të shtunë nga ora 15:00 deri në 17:00.
Kryetari i Bashkisë Emanuele Feduzi është caktuar këshilltar për politikat e integrimit në Evropë, Yassine Othmane, kanë mirëpritur iniciativën e shoqatës “Madre Teresa”, dhe nënvizoi rëndësinë e diturisë për një integrim të shëndetshëm të shqiptarëve në shoqërinë italiane.