Sot mediet publikuan një bisedë audio, ku interpretohet që janë dy zëra, i gazetarit Isa Myzyraj dhe kryebashkiakut të Hasit Adem Lala që e shantazhon. Po cili është versioni i kryebashkiakut? Lala nëpërmjet një intervistë për ”Shuplaka”-n hedh poshtë që zëri i publikuar të jetë i tij. Kryebashkiaku socialist tregon edhe se i kujt është zëri që shantazhon gazetarin. Redaksia publikon pjesën e parë të intervistës me një audio, me qëllim krahasimin e zërave.
INTERVISTA:
SHUPLAKA: Cili është versioni juaj i ngjarjeve, duke qenë që është publikuar në media një bisedë telefonike…
ADEM LALA: Kjo është më e forta se nuk është biseda ime ajo.
SHUPLAKA: Si nuk është biseda juaj?
ADEM LALA: Jo s’është biseda ime fare. S’jam unë në atë bisedë!
SHUPLAKA: Sot mediet kanë publikuar një bisedë ku ju dëgjoheni që përdorni fjalor të rëndë me një gazetar….
ADEM LALA: Po pra. Po nuk është e imja.
SHUPLAKA: Nuk është biseda juaj?!
ADEM LALA: Absolutisht jo. Është vetëm një falsifikim, vetëm prishje imazhi është edhe s’ka asgjë të vërtetë!
SHUPLAKA: Ju nuk keni folur ndonjëherë me këtë gazetar?
ADEM LALA: Në telefon?
SHUPLAKA: Po
ADEM LALA: Absolutisht jo! Kam folur…kam qenë në Tiranë, më ka kërkuar për kafe. Tha jam në Durrës, ku do pimë kafe si do pimë kafe. Dhe kaq, se unë me të atin kam hyrje-dalje dhe jemi miq. Jemi të lidhur në të gjitha anët.
SHUPLAKA: Pra ju mohoni kategorikisht që është zëri juaj në atë bisedë?
ADEM LALA: Absolute jo! Çfarë flet! Kjo është gjëja më e rëndë që mund të kenë nxjerrë ata aty.
SHUPLAKA: Kush është në këtë bisedë?
ADEM LALA: Është…/SHUPLAKA
*Nesër publikohet pjesa e dytë e intervistës.
VIDEO E PUBLIKUAR NË MEDIA: