Është ndarë nga jeta ditën e sotme gjeneral brigade Ndriçim Sallaku, i cili nuk mundi dot të fitojë betejën me Covid-19.
Lajmin e bën me dije Ministri i Brendshëm Niko Peleshi, për të cilin thotë se ishte një nga bashkëpunëtorët më të spikatur.
“Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade
Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për komunitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.
Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.
Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!” shkruan Peleshi.
(E.H/Faxweb.al)